Aktualitet

Policia Rrugore, njoftim për drejtuesit e makinave

Për orët e pasdites, Policia Rrugore njofton drejtuesit e automjeteve që dalin nga Golemi, Qerreti e rrethinat në rrugën dytësore, të drejtohen për nga Mbikalimi në hyrje të Kavajës. Më tej, mund të dalin në rrugën kryesore për të vijuar në drejtim të Tiranës, Elbasanit apo qyteteve të tjera. Për të orientuar makinat, në terren janë shërbimet e policisë, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe shmangien e bllokimeve.