Në mesin e qershorit, Porsche vendosi tri rekorde të reja shpejtësie në pistën Road Atlanta në SHBA, duke dëshmuar fuqinë e modeleve të saj më të fundit. Taycan Turbo GT theu rekordin për automjet elektrik me një kohë prej 1:27.15. Cayenne Turbo GT vendosi rekord për SUV me një xhiro prej 1:34.38, ndërsa Panamera Turbo S E-Hybrid theu rekordin për sedan me një kohë 1:30.98. Të tre makinat u drejtuan nga piloti i njohur i garave, Patrick Long. Panamera e re me 771 kuaj fuqi përfitoi nga sistemi i ri hidraulik aktiv të pezullimit.
Edhe pse më e rëndë për shkak të sistemit hibrid, ajo tregoi performancë të jashtëzakonshme. Porsche dëshmon sërish se luksi dhe shpejtësia mund të ecin paralelisht. Porsche vazhdoi rekordin e saj me Taycan Turbo GT, i cili vendosi kohë të reja për makinën elektrike më të shpejtë të prodhimit serik në dy pista të famshme. Porsche i ka specialitet vërtetë rekordet. Sukseset e fundit vijnë nga dy pista. Në Road Atlanta në Georgia, piloti profesionist Patrick Long vendosi një kohë të re rekord prej 1:27.1 minutash në pistën 4.088 km të gjatë, më shumë se gjashtë sekonda më shpejt se rekordi i mëparshëm i vendosur nga Taycan Turbo S në vitin 2020.