Auto & Moto

Porsche hedh ‘dritë’ mbi të vërtetën mbi planet e prodhimit në SHBA mes negociatave për tarifat!

Porsche ka mohuar raportimet se po planifikon të zhvendosë pjesërisht prodhimin në SHBA për të shmangur tarifat. Kompania theksoi se lokalizimi i prodhimit nuk është i leverdishëm për shkak të volumit të ulët të shitjeve në tregun amerikan. Ndërkohë, grupi Volkswagen po shqyrton zgjerimin e prodhimit në SHBA përmes markës Audi. Porsche përballet me sfida të shumta në vitin 2025, përfshirë rënien me 42% të shitjeve në Kinë. Gjithashtu, ka shtyrë për të dytën herë lansimin e modeleve elektrike 718 Boxster dhe Cayman, tani të parashikuara për 2027. Si rezultat, kompania ka ulur parashikimin financiar për vitin, me një rënie të pritshme të fitimit deri në 2 miliardë euro.

Me Jorg Bergmaister pas timonit, Porsche mposhti rekordin e vendosur nga Dodge Viper ACR. Porsche ka vendosur një rekord të ri në xhiron e Nurburgring për makinat me transmision manual me 911 GT3 të re. Bergmeister arriti të kryejë gjiron për 6:56 minuta me 911 GT3 manuale me gjashtë shpejtësi. Dodge Viper ACR mbajti rekordin e vjetër të transmisionit manual të Nurburgring për tetë vjet, me një kohë xhiro prej 7:01 minuta.

Aksionet e prodhuesit gjerman të makinave Porsche ranë 7%, performanca e saj më e keqe që nga dalja publike, pasi kompania paralajmëroi se kostot për modelet e reja të automjeteve dhe bateritë për makinat elektrike do të reduktonin ndjeshëm fitimin e saj këtë vit. Porsche tronditi investitorët duke thënë se priste një marzh fitimi prej vetëm 10 deri në 12 përqind këtë vit, nën pritjet e analistëve prej 14.8 përqind dhe shumë nën objektivin e saj afatmesëm prej 17 deri në 19 përqind.

Kompania tha gjithashtu se do të ndajë 800 milionë euro për të zhvilluar hibride të reja plug-in dhe makina me motorë me djegie të brendshme, pasi është e detyruar t’i përgjigjet kërkesës së dobët për automjete elektrike në Evropë dhe konkurrencës së ashpër nga rivalët kinezë. “Ne besojmë se kjo është përpjekja e fundit e Porsche për të provuar se ata mund ta kthejnë biznesin përpara se të humbasin besimin e aksionarëve afatgjatë”-u shprehën në një shënim analistët e Deutsche Bank.