Porsche 910 i parë ndonjëherë i ndërtuar me numrin e shasisë 910001 është aktualisht në ankand dhe kjo makinë thuhet se ka tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe adhuruesve të garave klasike. E zhvilluar fillimisht si makinë për “gara qëndrueshmërie”, ky prototip ishte një pikë kthese në rrugëtimin e Porsche drejt dominimit në botën e garave. Me fitore të ndryshme, makina ka një histori të pasur në duart e pilotëve privatë.
Pas një restaurimi të plotë për gara historike, ajo është gati për t’u përdorur sërish në pistë. Modelet e hershme 910 kishin një motor 2.0-litërsh me gjashtë cilindra, të njohur për tingullin karakteristik dhe rrotullimet e larta që e bëjnë atë të veçantë në përvojën e ngarjes. Në momentin e raportimit, oferta ka kaluar vlerën prej 1.4 milion dollarësh (rreth 1,25 milion euro), kur kanë mbetur vetëm dy ditë deri në mbylljen e ankandit.
Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji më të zgjuar, zbulimi i makinës më të mirë për të blerë në 2025 mund të jetë sfidues. Për të ndihmuar në përgjigjen e kësaj pyetje, disa i janë drejtuar Inteligjencës Artificiale (Al) dhe kanë kërkuar që ChatGPT të jap një listë të makinave më të mira për të blerë në 2025. ChatGPT zgjodhi Tesla Model 3, Kia EV9, Chevrolet Equinox EV si makinat më të mira elektrike, bazuar në prakticitetin, vlerësimet e ekspertëve, vlerën dhe disponueshmërinë.
Sipas ChatGPT, SUV kanë të bëjnë me shkathtësi, performancë, komoditet, siguri, teknologji dhe vlerë. Zgjidhjet e tij ishin Toyota Grand Highlander Hybrid, Hyundai Santa Fe dhe Mazda CX-50. Për sedanët më të mirë zgjodhi Honda Civic Hybrid, Toyota Camry Hybrid dhe Hyundai Elantra Hybrid, për efikasitetin, besueshmërinë, dizajnin e përditësuar dhe përvojën e përgjithshme të drejtimit.