Post Malone ka treguar anën e tij më humane gjatë festave të Krishtlindjeve, duke i dhuruar një bakshish prej 19 mijë eurosh një nënë të vetme, Renee Brown, në Houston.
Pas disa pijeve me mikun e tij Shaboozey në barin “The Railyard”, Renee, që ishte kamariere atje, u ndje e befasuar dhe e emocionuar kur pa shumën e madhe të bakshishit të paguar nga dikush në emër të Malone.
Në një intervistë për “Music Mayhem”, Renee përshkroi këtë moment si një “mrekulli për Krishtlindje” dhe shpjegoi se do t’i përdorte paratë për të paguar qiranë dhe për të investuar në një biznes që do t’i mundësonte të kalonte më shumë kohë me vajzën e saj.
Ajo zbuloi gjithashtu se kishte shkuar në punë me shpirtin e thyer, pasi kishte pasur nevojë ta linte vajzën vetëm, dhe ky akt i bujarisë i dha forcë dhe besim për të vazhduar.
Ky veprim i Post Malone ka shkaktuar reagime të ngrohta nga fansat, të cilët lavdëruan këngëtarin për përdorimin e suksesit të tij për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Komentet në rrjetet sociale ishin mbushur me mirënjohje dhe falënderime, duke theksuar se ky është një shembull i bukur i ndihmës ndaj të tjerëve dhe se bota ka nevojë për më shumë njerëz si ai.