Një hulumtim i Universitetit “Stony Brook” ka zbuluar se mënyra se si flini ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek shëndeti i trurit.
Studiuesit zbuluan se gjumi anësor ndihmon trurin të largojë toksinat dhe proteinat që lidhen me Alzheimerin, ndërsa gjumi i shpinë ose përmbys mund të rrisë akumulimin e këtyre mbetjeve.
Ekspertët rekomandojnë kombinimin e gjumit anësor me një jastëk të përshtatshëm dhe një dyshek ergonomik, duke përmirësuar jo vetëm shëndetin e trurit, por edhe qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen gjatë natës.
Kjo praktikë e thjeshtë mund të ndikojë pozitivisht në kujtesë, energji dhe vigjilencë gjatë ditës.