Një qytetar amerikan është nxjerrë me sukses nga shpella e tretë më e thellë e Turqisë, pas bllokimit prej një javë. Më shumë se 150 persona janë përfshirë në përpjekjet për ta shpëtuar eksploruesin Dickey. Organizatorët deklaruan se përpjekjet për nxjerrjen e tij kanë qenë ndër më të komplikuarat ndonjëherë. Pika më e ulët e shpellës Morka, në pjesën jugore, arrin deri në 1.3 kilometra thellësi. Sipas Federatës turke për Shpella, Dickey është nxjerrë jashtë në mesnatë, sipas orës lokale.
View this post on Instagram
Dickey është cituar të ketë thënë se ka besuar që nuk do të shpëtonte, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Në përpjekjet për nxjerrin e tij nga shpella janë përfshirë ekipe nga Kroacia dhe Hungaria. Dickey, me origjinë nga Nju Xhersi, është eksplorues i shpellave me përvojë mbi 20-vjeçare.