Një prift katolik ka dhënë dorëheqjen, pasi një hetim ndaj tij doli në përfundimin se ai kishte pagëzuar gabim përgjatë 20 viteve të karrierës së tij, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ati Andres Arango ka përdorur gabim frazën e pagëzimit në mijëra procedura të tilla. Ai thonte “Ne të pagëzojmë në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë”, ndërsa duhet të përdorte frazën “Unë të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë”.

Sipas ‘CNN’, Peshkopi Thomas Olmsted, i Dioqezës së Feniksit, shpjegoi në një letër të dërguar tek të gjithë pastorët se problemi qëndron te përdorimi i fjalës “NE”, pasi nuk është komuniteti ai që pagëzon një person, por vetëm Krishti. Ky gabim bën që shumë njerëzve i duhet të pagëzohen sërish. Arango shkroi në një letër ndjese se:
Më trishton fakti që kam bërë pagëzime të gabuara, duke përdorur rregullisht një formulë të gabuar. Jam penduar jashtëmase për gabimin tim dhe për faktin që ai ka ndikuar shumë njerëz.
