Janë të shumtë që japin një premtim duke lidhur gishtin e vogël me një person tjetër (i quajtur “pinky promise”) ose të paktën kemi dëgjuar për të.
Pak historia e pinky promise
Një prejardhje e mundshme e këtij premtimi tradicional është nga Japonia, siç njihet me emrin “yubikiri”, që do të thotë “prerje gishti”. Thuhej se nëse dikush e thyente një pinky promise, duhej të priste gishtin e vogël në shenjë dënimi. Po, është e frikshme. Qarkullojnë zëra se ky zotim u instalua nga mafia japoneze, Yakuza.
Rëndësia e pinky promise
Sidomos mes miqve të ngushtë, aktualisht është kthyer në një mënyrë për të dhënë një premtim. Por të paktën jemi më të qetë se nuk kërkon më prerjen e gishtit tonë më të vogël. Tani mund të marrim frymë të qetë.
Opsione për pinky promise
Pinky promise ka opsione dhe për këtë na vjen në ndihmë e kaluara
1. Nëse dikush donte të bënte një betim ose premtim, duhej të prekte kofshën e personit tjetër e pastaj të bënte premtimin. Kjo përvojë vjen nga kultura e lashtë hebraike.
2. Ka edhe më: të shkruash një betim me gjak.
Kohët ndryshojnë dhe kjo traditë deri diku drithëruese është kthyer vetëm në simbol të një premtimi dhe veprojmë shkujdesur, pa i kushtuar shumë rëndësi edhe pse duhet thënë se pas këtyre rreshtave, jemi futur në mendime.