Sport

Presidenti i Federatës Holandeze të Futbollit, vizitë në Shtëpinë e Futbollit: Arritjet e FSHF-së në vitet e fundit, të jashtëzakonshme

Presidenti i Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), Frank Paauw zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë zyrtare në “Shtëpinë e Futbollit”. I ftuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kreu i Federatës Holandeze pati mundësinë të njihej me historinë e futbollit shqiptar dhe arritjet e tij ndër vite.

Presidenti Paauw pa nga afër edhe stadiumin “Arena Kombëtare” ndërsa vizitoi edhe qendrën stërvitore të ekipit kombëtar dhe terrenet stërvitore të “Shtëpisë së Futbollit”.

LEXO EDHE:  Dënimi për shantazhuesit e familjes së legjendës gjermane të F1 i pamjaftueshëm, zhgënjehet familja Schumacher!
Në takimin me Presidentin Duka, u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy federatave, me fokus në shkëmbimin e eksperiencave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta për të ardhmen. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Në një prononcim për fshf.org, Presidenti Paauw u shpreh mjaft i impresionuar për arritjet dhe nivelin e lartë të FSHF-së përgjatë viteve të fundit. Presidenti i Federatës Holandeze vlerësoi ftesën e Presidentit Duka ndërsa nënvizoi se marrëdhënia mes dy institucioneve të futbollit është mjaft e mirë.

LEXO EDHE: Luhet akti i katërt, numrat janë në favor të Vllaznisë kundër Elbasanit