Më 7 Shtator, Turqia synon të organizojë një samit në Stamboll me Francën, Gjermaninë dhe Rusinë për të diskutuar rreth çështjeve rajonale përfshirë konfliktin në Siri. Sipas Presidentit Recep Tayyip Erdogan, qëllimi është të bisedojnë në lidhje me atë se çfarë mund të bëjnë sëbashku në rajon. Ndërkaq, konfirmoi se Turqia do të vijonte dialogun me Rusinë, edhe jashtë këtij formati.