Para vizitës për në Shtetet e Bashkuara, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takoi sot Kryeministrin Ramush Haradinaj. Burime zyrtare në Prishtinë bënë të ditur se takimi është në vijim të konsultimeve për axhendën shtetërore. Ndërkaq një natë më parë, Thaçi e Haradinaj ishin pjesë e një darke me Kryeministrin Rama. Në foton e publikuar nga Rama janë dhe Kryeparlamentari e zv.kryeministrat e Kosovës: Veseli, Pacolli dhe Limaj.