Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se ai nuk do ta mbajë fjalimin e tij vjetor në Kongres, deri pas përfundimit të mbylljes së qeverisë. Mbyllja ka lënë rreth 800 mijë punonjës federal pa pagesë që nga 22 dhjetori. Trump ngulmon që Kongresi të miratojë fondin prej 5.7 miliardë dollarë për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë, por demokratët e refuzojnë. Pikërisht debati mbi sigurinë kufitare ka çuar në mbylljen më të gjatë të qeverisë në historinë amerikane.