Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

Prezantuesi austriak nuk duron dot vapën, hedh ujë në kokë gjatë transmetimit live!

I nxehti ka përfshirë të gjithë Evropën dhe temperaturat arrijnë mbi 40 gradë celsius. Për të përballuar vapën shkojnë drejt pishinave apo plazheve. Por, nuk ka asnjë zgjidhje për ata që detyrohen të punojnë edhe në këto ditë të nxehta.

Të gjithë biem dakord kur themi se këto janë ditët më të nxehta që po përjetojmë. Dhe mesa duket i këtij mendimi është dhe prezantuesi austriak Armin Wolf. Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe qesharake ka ndodhur gjatë transmetimit të një edicioni lajmesh live, kur prezantuesi nuk ka duruar dot vapën e madhe në studio, ka marrë një shishe të vogël me ujë që mbante mbi tavolinë dhe e ka hedhur atë mbi kokën e tij.

Ky vend është një ndër disa në Evropë që po provon temperatura mbi 30 gradë celsius. E hëna e 10 korrikut ishte dita më e nxehtë deri më tani në Austri. Një studim i ri tregoi se kishte 419 vdekje të lidhura me nxehtësinë në vend vitin e kaluar, më shumë vdekje sesa në aksidente trafiku.

Vala e të nxehtit në Evropë po shkaktohet nga ajri i nxehtë nga Sahara, dhe për Spanjën, Italinë dhe pjesë të Francës jugore, pluhuri i Saharasë vjen gjithashtu nga atje, sipas shërbimit të monitorimit të atmosferës Copernicus. Vapa është e rrezikshme për njerëzit dhe kafshët, veçanërisht të moshuarit duhet të kujtojnë të pinë shumë dhe të qëndrojnë në vende më të freskëta nëse është e mundur. Në temperatura të tilla të larta, sforcimi fizik duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur.