Princi Harry ka zbuluar për herë të parë momentin personal dhe emocional kur i lejoi vetes të qante ditën e funeralit të nënës së tij, Princeshës Diana.
Zbulimi vjen në kujtimet e tij “Spare”, të botuara në 2023, ku Duka i Sussex përshkruan dhimbjen e thellë dhe përjetimin e tij si 12-vjeçar.
Një javë më vonë, më 6 shtator, arkivoli i saj u varros në Althorp House, pronë stërgjyshore e familjes Spencer, ku Harry dhe vëllai i tij William ecën pas tij në një mënyrë prekës.
Në libër, Harry rrëfen se pothuajse shpërtheu në lot gjatë interpretimit të Elton John me këngën “Candle in the Wind” në Westminster Abbey, por u përmbajt derisa arkivoli u vendos në vendin e fundit të prehjes.
Trupi im filloi të dridhej dhe fillova të qaja pa kontroll në duart e mia
-shkruan ai, duke treguar turpin që ndjeu për ndjenjat e tij në atë moment.
Duka kujton gjithashtu se brenda arkivolit të nënës ishte vendosur një fotografi e tij dhe e William-it, simbol i dashurisë së pakushtëzuar që Diana kishte për fëmijët e saj.
Pas vdekjes së Dianës, Harry ka vazhduar të nderojë trashëgiminë e saj duke mbështetur organizata bamirësie që ajo ka ndihmuar, përfshirë The HALO Trust, dhe së bashku me Meghan Markle, i dhanë vajzës së tyre të vogël emrin e mesëm Diana, një tjetër homazh ndaj Princeshës së Popullit.
Unë e nderoj nënën time në çdo gjë që bëj. Jam djali i nënës sime
-ka thënë Harry, duke theksuar se çdo veprim i tij është për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e saj.