Rajoni

Prishtina mund të ketë shkelur CEFTA-n

Prishtina mund të ketë shkelur CEFTA-n, Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë. Kjo për shkak të vendimit të fundit të Prishtinës zyrtare që vendosi taksën doganore 30% për produktet bujqësore që hyjnë në Kosovë. Maqedonia u ankua se nuk u informua në kohë nga qeveria kosovare për këtë vendim. Ndërkaq, autoritetet thanë se vepruan për të mbrojtur produktet bujqësore të Kosovës.