Lifestyle Live From Tirana

Problemi më i madh tek stafi apo tek liderët? Endri Demirxhiu: Brezi i ri nuk ka fare etikë pune, por një lider i zoti…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë sipërmarrësi Endri Demirxhiu, i cili ka folur më shumë mbi sfidat dhe problemet që lidhen me punësimin në Shqipëri…

Tek punonjësit apo tek drejtuesit, ku e sheh problemin më të madh në Shqipëri?

Të dyja kanë sfidat e veta. Përgjithësisht ne punojmë me një staf të ri, sepse duke qenë se është agjenci marketingu, kryesorja është kreativiteti. Dhe kreativiteti është në një moshë shumë të re. Por problemi është se nuk kanë fare etikë pune. Nuk i vë shumë faj, sepse gjenerata Z, që jam dhe unë, e di që dua t’i arrijnë gjërat shpejt. Por ai që bën ndryshimin është lideri. Një lider i zoti, di të krijojë liderë të tjerë. Duhet t’i siportojmë, t’i ndihmojmë, t’i japim kulturën e punës, disiplinën. T’i rrisim në njëfarë forme.