Shumë artistë të industrisë së muzikës i janë bërë krah Taylor Swift mbi luftën me ish-producentët e saj Scott Borchetta dhe Scooter Braun.
Dyshja të cilët kanë blerë dhe i kanë shitur njëri-tjetrit shtëpinë diskografike të Swift “Big Machine”, kanë bllokuar muzikën e Swift duke mos lejuar këngëtaren që të performojë asnjë nga këngët e saj të kaluara madje nuk i lejohet as t’i riprodhojë.
29-vjeçarja pritej të performonte live disa nga hitet e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve amerikane të “MTV” por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë derisa çështja e saj të zgjidhet ligjërisht.