Anton Martini është prokurori i tretë, i cili ka aplikuar për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Qershorin e kaluar, nga Prokuroria Shkodër, Martini u transferua në të Krimeve të Rënda, me urdhër të Kryeprokurores Arta Marku. Për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, gjithashtu kandidatë janë Besnik Muci e Klodian Braho. Struktura e re do të ketë 15 prokurorë, ndërsa afati për dorëzimin e dokumentave përfundon pas dy javësh.