Aktualitet

Prokurorja e Apelit Korçë përballë KPK-së, vendimi jepet më 14 shkurt

Prokurorja e Apelit Korçë, Irma Balli, doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për tu përballur me Vettingun në një proces të bazuar në kontrollin e pasurisë. KPK bëri të ditur se raporti i ILDKPI tregon se prokurorja Balli ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë në përputhje me ligjin, dhe ka fshehur pasurinë. Vendimi për Irma Ballin pritet të jepet më 14 shkurt, ora 09:00.