Showbiz

Prokurorja në gjyqin e Sean Combs: Mjafton një rast për ta shpallur Diddy-n fajtor për trafik seksual?

Prokurorja Christy Slavik i tha jurisë së gjykatës se mjafton një rast i vetëm ku reperi Diddy ka përdorur forcë, mashtrim apo kërcënim për të kryer trafik seksual, që ai të shpallet fajtor.

Sipas saj, nuk po kërkohet që të gjitha marrëdhëniet seksuale të Diddy-t me ish-partneret Cassie Ventura dhe personin e njohur si “Jane” të konsiderohen trafikim seksual.

Ajo theksoi se nëse vetëm një nga këto marrëdhënie përmbush kriteret e përdorimit të dhunës ose manipulimit, kjo mjafton për një vendim fajësie.

Në lidhje me rastin e “Jane”-it, prokurorja përmendi tre episode kyçe:

1. Shtator 2023 – Diddy i premtoi “Jane”-it një fundjavë romantike në New York, por në vend të kësaj, ajo u përfshi pa dijeni në marrëdhënie seksuale me eskorta të ftuara nga ai.

2. Tetor 2023 – “Jane” i dërgoi një mesazh Diddy-t ku shprehej se nuk donte më marrëdhënie të tilla, duke thënë:

Nuk jam një kafshë, nuk jam aktore porno.

Megjithatë, disa ditë më vonë, ajo u përfshi sërish në marrëdhënie seksuale me dy eskorta dhe u detyrua të kishte edhe me një të tretë.

3. Qershor 2024 – Pas një sherri të dhunshëm në rezidencën e Diddy-t në Los Anxhelos, ai e kërcënoi “Jane”-in se do t’i ndalonte pagesën e qirasë, nëse ajo nuk pranonte të kishte marrëdhënie me një tjetër eskortë, të cilin ai e kontaktoi përmes telefonit të saj.

Prokurorja Slavik theksoi se këto episode janë dëshmi të qarta të përfshirjes së Diddy-t në trafik seksual përmes kontrollit psikologjik, presionit financiar dhe kërcënimit.

Procesi gjyqësor ndaj artistit vazhdon të marrë vëmendje të madhe publike dhe mediatike.