Jordyn Woods ka thënë “PO”! Influencuesja dhe modelja e njohur është fejuar me yllin e NBA-së, Karl-Anthony Towns, pas pesë vitesh lidhje, duke e kthyer Krishtlindjen e këtij viti në një moment të paharrueshëm.
Çifti ndau lajmin emocionues me ndjekësit e tyre në Instagram më 25 dhjetor, ku publikuan pamje romantike nga momenti i propozimit.
Në fotografitë që pushtuan rrjetin, Karl-Anthony shihet i ulur në gjunjë, ndërsa i dhuron Jordyn-it një unazë fejese me diamant të prerë në formë smeraldi. “Gëzuar Krishtlindjet”, shkruanin ata në mbishkrimin e postimit.
Jordyn dhe Karl nisën të lidheshin në vitin 2020 dhe e konfirmuan romancën e tyre publikisht në Instagram në shtator të atij viti. Që prej asaj kohe, dyshja ka qenë ndër çiftet më të qëndrueshme dhe më të pëlqyera të showbiz-it dhe sportit.

Në një intervistë të fundit për revistën People, Jordyn zbuloi sekretin e marrëdhënies së tyre të fortë.
Sipas saj, gjithçka nisi nga miqësia dhe besimi. Ajo tregoi se pandemia e COVID-19 u dha kohën e nevojshme për t’u njohur vërtet me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar një bazë solide për lidhjen.
Ne kemi kaluar shumë gjëra bashkë dhe e kemi parë njëri-tjetrin në faza të ndryshme të jetës
-u shpreh Woods, duke theksuar se kjo i ka bërë edhe më të fortë si çift.
Dyshja festoi përvjetorin e katërt në maj të vitit 2024, ndërsa Jordyn i kushtoi Towns edhe një këngë me titull “Be with You”, duke treguar edhe një herë se dashuria e tyre shkon përtej fjalëve.
Fejesa e tyre ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga fansat, të cilët tashmë mezi presin kapitullin e radhës në historinë e tyre të dashurisë.