Gossip

Taylor Swift bën veprimin e papritur ndaj një punonjëseje stadiumi?

Taylor Swift ka treguar edhe një herë se zemra e saj është po aq e madhe sa fama që e shoqëron. Këtë herë, superylli i muzikës pop preku thellë një punonjëse stadiumi me një gjest të thjeshtë, por jashtëzakonisht domethënës, ditën e Krishtlindjes.

Pas ndeshjes mes Kansas City Chiefs dhe Denver Broncos, Swift u pa duke përhapur frymën festive në ambientet e Arrowhead Stadium.

Teksa kalonte nëpër stadium e shoqëruar nga Travis Kelce dhe familjarët e tij, ajo ndaloi për të përshëndetur dhe falënderuar punonjësit që po punonin gjatë festës.

Një nga to ishte Robyn Gentry, punonjëse e shërbimit të ushqimit, e cila më vonë ndau përjetimin e saj emocional në një grup fansash në Facebook.

Sipas rrëfimit të saj, Taylor Swift iu afrua me buzëqeshje dhe i tha:

Faleminderit shumë që po punon në Krishtlindje. Të lutem merre këtë, Gëzuar Krishtlindjet

-duke i vendosur fshehurazi para në dorë.

Vetëm pak çaste më vonë, Gentry kuptoi se Swift i kishte dhënë plot 600 dollarë bakshish.

Ishte paga ime e plotë për dy javë. Sapo kisha shpenzuar pothuajse të njëjtën shumë për Krishtlindjet e tetë fëmijëve të mi

-shkroi ajo, duke pranuar se shpërtheu në lot nga emocionet.

Edhe pse historia nuk është konfirmuar zyrtarisht, ajo është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen te ana njerëzore e Taylor Swift, një yll që di të ndriçojë jo vetëm skenat, por edhe jetët e njerëzve të zakonshëm.