Pas përleshjes së protestuesve me punonjësit e një kompanie sigurie dhe dëmtimeve të mjeteve të firmës që po ndërton një resort në Rrjoll, Policia e Velipojës njofton se ka proceduar në total 24 persona.
Sipas njoftimit zyrtar të Stacionit të Policisë Velipojë janë arrestuar Nardi Malaj 51 vjeç dhe Tur Shullani, 45 vjeç. Të arrestuarit akuzohen për “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.
Procedim në gjendje të lirë: 7 persona Për shtetasit: L. K., 32 vjeç (Ivanaj); A. N., 33 vjeç (Gomsiqe); D.N., 27 vjeç (Gomsiqe); N. M., 70 vjeç (Gomsiqe); Z. Sh., 54 vjeç (Velipojë); Z. M., 33 vjeç (Rrjoll); P. M., 69 vjeç (Rrjoll). Akuzohen për shkatërrim prone dhe kundërshtim punonjësi shtetëror.
Shpallur në kërkim: 15 persona: A. M., 30 vjeç (Baks-Rrjoll); A. M., 28 vjeç (Baks-Rrjoll); D. Sh., 20 vjeç (Pulaj); Gj. P., 60 vjeç (Torovicë); L. K., 39 vjeç (Torovicë); M. K., 32 vjeç (Torovicë); P. M., 30 vjeç (Baks-Rrjoll); S. K., 44 vjeç (Torovicë); N. K., 35 vjeç (Torovicë); P. K., 27 vjeç (Luarzë); A. Zh., 31 vjeç (Ishull Shëngjin); A. P., 46 vjeç (Torovicë); S. Sh., 52 vjeç (Pulaj); S. K., 19 vjeç (Torovicë); G. P., 55 vjeç (Baks-Rrjoll).