Para protestës kombëtare të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar në rrjetet sociale se uragani i lirisë do të vërshojë sot në Tiranë. Thirrjen për protestën e shoqëroi me mesazhin për fitore.
Sot në ora 17:00 “Uragani i lirisë” vërshon në Tiranë. Fitore, shkruan kreu demokrat krahas fotos së protestës së 24 janarit.

Që nga njoftimi i datës së protestës, Berisha ka bërë vazhdimisht thirrje për pjesëmarrje masive për rrëzimin e qeverisë Rama.
Protesta përpara Kryeministrisë, po vë në gatishmëri maksimale Policinë e Shtetit, që ka marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen.