Ndërkohë dhjetëra peshkatarë të Sarandës protestuan sot për shkak të çmimit të lartë të naftës por dhe mospërfitimit të pagës së luftës. Sipas tyre, çmimin e naftës e paguajnë më shtrenjtë se jahtet që vijnë të furnizohen në Sarandë. Gjithashtu theksojnë se pavarësisht se janë të siguruar asnjëri prej tyre nuk ka përfituar pagën e luftës.