Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale se protesta e 20 shkurtit do shënojë fundin e qeverisë.
Berisha u shpreh se në momentin që qytetarët do të vendosin, opozita do qëndrojë në shesh deri në rrëzimin përfundimtar të atij që quajti “narkoshteti”.
“Ne kryengritjen nuk e ndërpresim kurrë pa rrëzuar narkoshtetin. Dhe ideja juaj që mos largimi nga sheshi për rrëzimin e narkoshtetit, është absolutisht ideja më e drejtë.
Në momentin më të parë që qytetarët të vendosin gjerësisht në këtë drejtim, ajo do të jetë dhe faza përfundimtare e fitores tonë”, tha Berisha.