Kreu i PD, Sali Berisha, po mban një takim me përfaqësues të departamentit të arsimit në Partinë Demokratike.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal te protesta qytetare duke shtuar se Partia Demokratike e mbështet atë.
Sali Berisha: Shqipëria nëvojë më shumë se kurrë për mbështetjen e qytetarëve dhe intelektualëve të saj. Një lëvizje rinore qytetare, për arsye tashmë të njohura, brutalitetit të egër, zvarritjes sikur të ishte një berr të një qytetari që protestonte në mënyrën më paqësore, rrethime me telat me gjemba, sikur të ishte një kamp përqendrimi i një komuniteti në shkelje më flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, por edhe ligjit ndërkombëtar, që detyron qeveritë të informojnë për çdo gjë dhe të diskutojnë për gjithçka që zhvillohet me komunitetin përkatës dhe Shqipëria është palë në këtë konventë.
Në mbrojtje të një kolonie të mahnitshme zogjsh dhe të një habitati me biodiversitet shumë të pasur, bëri që të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë të shpërthenin në një protestë, e cila në përmasat e saj nuk është parë kurrë në historinë e këtij vendi. Një protestë kaq e fuqishme, kaq masive, kaq e qëndrueshme, tejkalon të gjitha protestat e tjera. Një protestë e drejtë.
Në protestë, që po të marrim tre elementët e parë të saj, brutalitetin ndaj qytetarit dhe shkeljen e të drejtave të tij, brutalitetin ndaj komunitetit dhe rrethimin me tela me gjemba dhe mungesën e plotë të transparencës për një dosje, kishte të bënte me një peizazh të mbrojtur të vendit tonë.
Në këtë kuadër, PD vendosi të respektojë në radhë të parë plotësisht këtë protestë, të cilën nuk e kishte thirrur ajo, por ta mbështesë fuqimisht, sepse kauza e saj ishte një kauzë e drejtë.