Aktualitet

Protesta e studentëve, studentët “ngujohen” te Ekonomiku dhe Juridiku

Pas Fakultetit Juridik, edhe në atë Ekonomik në Tiranë, dita ka nisur me tensione. Te Ekonomiku, uniformat blu dhe rojet e sigurisë tentuan të ndalonin hyrjen e të tjerë studentëve e pas një konfrontimi të shkurtër fizik, ata arritën të hynin në mjediset e brendshme, ku disa të rinj kaluan natën. Te Juridiku dhe Ekonomiku, studentët qëndrojnë të ngujuar nga dje, në shenjë proteste për mos plotësimin e kërkesave të tyre. Ato kanë të bëjnë me shtyrjen e sezonit dhe procesit mesimor, shtyrjen e afatit të pagimit të tarifave e të procedurave për marrjen e bursave deri në dhënien e përgjigjes përfundimtare. Gjithashtu, kërkojnë nisjen e një plani veprimi nga Dekanati lidhur me plotësimin e kërkesave që varen prej fakulteteve, si dhe  mospenalizimin e studentëve deri në përfundimin e bojkotit.