Protestuesit që kanë pushtuar pasditën e së shtunës rrugët e Beogradit mbajtën 15 minuta hesthje për 15 viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.
Ndërkohë, presidenti Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se do t’i drejtohet kombit rreth orës 22:00.
Mbi 100 mijë qytetarë që janë mbledhur në kryeqytetin serb kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi për ngjarjen në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Qindra mijëra njerëz kanë “pushtuar” pasditen e së shtunës kryeqytetin serb kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiç, një nga protestat më të mëdha në dekada në vend.
Transporti publik në Beograd është pezulluar që prej orës 09:00 për arsye sigurie.
Protestuesit kërkojnë llogari për tragjedinë e ndodhur vitin e kaluar, kur një tendë stacioni trenash në Novi Sad u shemb, duke lënë të vdekur 15 persona.
Protestat janë shtuar duke përfshirë studentë, mësues dhe fermerë, një sfidë e madhe për Vuçiç, që qëndron në pushtet prej shumë vitesh.
Prokurorët kanë akuzuar 13 persona për tragjedinë e Novi Sadit. Kryeministri Millosh Vuçeviç dhe dy ministra kanë dhënë gjithashtu dorëheqje gjatë protestave.