Pas spostimit të orës së zhvillimit të seancës plenare, edhe studentët protestues janë zhvendosur para Kryeministrisë. Ata thonë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e 8 pikave që ata kanë publikuar. Protestës së sotme të studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të ardhur nga rrethet.