Aktualitet

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie

Pasi u larguan me tensione nga Kryeministria, protestuesit e opozitës i janë drejtuar godinës së Kuvendit.

Së bashku me deputetët demokratë, ata kanë “rrethuar” Kuvendin, ndërkohë që aty ndodhet një numër i lartë efektivësh.

Edhe në Kuvend, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe është dashur ndërhyrja e policisë.

Ndërkohë, një efektiv policie ka mbetur i plagosur nga lëndët piroteknike.