Donald Trump nuk rresht së provokuari. Në “Twitter”, Presidenti Amerikan shkruan se “Rusia do të përpiqet shumë për të ndihmuar demokratët në zgjedhjet e 6 Nëntorit për Kongresin”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehet mjaft i shqetësuar, se sipas tij “Rusët do të luftojnë fort për të ndikuar në votimet e ardhshme”. Por, këto qëndrime bien ndesh me përfundimet e Zbulimit Amerikan se “Rusia ndërhyri në Presidencialet e 2016-ës duke e ndihmuar të fitojë garën”.