Shumë gra ankohen se partneri i tyre bie menjëherë në gjumë pas seksit, duke lënë pas dore momentet e përkushtimit dhe afërsisë emocionale. Por, sipas ekspertëve, kjo sjellje ka një shpjegim shkencor.
Seksi shpesh është i lodhshëm, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, dhe mund të nxisë gjumësinë tek të dyja gjinitë. Megjithatë, tek meshkujt, pas marrëdhënieve intime, lirohen hormone si prolaktina dhe oksitocina, të cilat ndikojnë në ndjesinë e relaksimit dhe gjumit.
Ekspertët japin edhe disa këshilla për të shmangur këtë situatë:
1. Shmangni seksin në errësirë totale, pasi drita pengon sinjalet që aktivizojnë procesin e gjumit.
2. Zgjidhni kohë të tjera për seksin, si në mëngjes apo pasdite, për të shmangur lodhjen e grumbulluar gjatë ditës.
3. Bëni seks para ushqimit, sepse ndjenja e urisë mund ta mbajë partnerin më të zgjuar dhe aktiv pas aktit intim.
Pra, në vend që të ndiheni të refuzuara, mbani parasysh se biologjia luan një rol të madh në këtë sjellje – dhe me disa ndryshime të vogla, mund të përmirësoni edhe këto momente intime.