Dermatiti alergjik i kontaktit është një përgjigje e sistemit imunitar ndaj substancave që kanë prekur lëkurën, duke shkaktuar një skuqje të cilën shpesh e shohim disa ditë pas kontaktit me alergjenin.
Ky reaksion mund të vazhdojë për javë të tëra pas ekspozimit. Sipas Dr. Susan Nedorost, profesoreshë e dermatologjisë në Universitetin Case Western Reserve dhe drejtoreshë e programit të dermatitit në Qendrën Mjekësore të Spitaleve Universitare në Cleveland, një nga shkaktarët më të zakonshëm të këtij dermatiti janë ngjyrat e shpërndara që përdoren në prodhimin e veshjeve.
Këto ngjyra janë të pranishme kryesisht në materialet sintetike si poliesteri dhe najloni, dhe ato mund të jenë të pranishme në nivele të larta në veshje të reja, që nuk janë larë ende.
Kjo bën që individët që janë të ndjeshëm ndaj këtyre substancave të përjetojnë simptoma të dermatitit të alergjik pas përdorimit të rrobave të reja.