Honda, si shumë prodhues të tjerë, po përpiqet të kalojë valën e elektrifikimit të makinave, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të mbajë një bazë të shoferëve besnikë. Kreu i zhvillimit të automjeteve të Honda, Toshihiro Akiva shpjegoi problemin me prodhimin e një “Honda EV argëtuese”.
Bateritë dhe motorët kanë karakteristika të ndryshme, kështu që ne nuk mund t’i bëjmë ato të jenë si më parë. Ne duhet të kuptojmë se si ta bëjmë një EV argëtuese për të vozitur. Ne nuk jemi dorëzuar, sigurisht, por nuk ka të bëjë vetëm me fuqinë, ka të bëjë me tingullin, dridhjet, nxitimin dhe gjithë përvojën. Të gjitha e bën një gëzim për të vozitur.
Honda deri më tani ka prezantuar dy modele nga seria EV 0 dhe është planifikuar që të jenë shtatë të tilla dhe që të gjitha të bazohen në të njëjtën platformë. Nuk dihet se sa larg do të shkojë për sa i përket performancës, por aktualisht më e forta e mundshme është 480 kuaj fuqi kur bëhet fjalë për sistemin me motor elektrik të dyfishtë. Deri në fund të dekadës, Honda duhet të prezantojë makinën e saj të parë elektrike sportive e cila do të jetë modeli luksoz Honda Acura NSX i gjeneratës së tretë dhe premiera është planifikuar për vitin 2028.
Honda dha një paraqitje të shkurtër të së ardhmes së saj në CES në Las Vegas, duke prezantuar dy prototipe të automjeteve elektrike: “0 Saloon” dhe “0 SUV”. Sipas drejtuesit të lartë të Honda-s për elektrifikimin, Katsushi Inoue, të dy modelet janë pothuajse gati për prodhim serik dhe do të lançohen në gjysmën e parë të 2026-ës. Këto automjete të reja elektrike janë pjesë e linjës “Seria 0”, e cila do të prodhohet në Honda EV Center në Ohio, SHBA. Detajet teknike nuk janë bërë të ditura. Në fakt, shumë pak dihet për këto koncepte përveç softuerit që do t’i kontrollojë ato.