Auto & Moto

Këto Honda futuristike së shpejti do të hyjnë në prodhimin serik!

Honda dha një paraqitje të shkurtër të së ardhmes së saj në CES në Las Vegas, duke prezantuar dy prototipe të automjeteve elektrike: “0 Saloon” dhe “0 SUV”. Sipas drejtuesit të lartë të Honda-s për elektrifikimin, Katsushi Inoue, të dy modelet janë pothuajse gati për prodhim serik dhe do të lançohen në gjysmën e parë të 2026-ës. Këto automjete të reja elektrike janë pjesë e linjës “Seria 0”, e cila do të prodhohet në Honda EV Center në Ohio, SHBA. Detajet teknike nuk janë bërë të ditura. Në fakt, shumë pak dihet për këto koncepte përveç softuerit që do t’i kontrollojë ato.

Të dy modelet do të përdorin drejtimin autonom të Nivelit 3, falë teknologjisë së zhvilluar në bashkëpunim me Helm.ai. Stephen Frey, nënkryetar i zhvillimit në Honda, pohon se kjo teknologji e avancuar mund të “vlerësojë mjedisin ashtu si një shofer në jetën reale”, dhe të marrë vendime të vështira në situata komplekse trafiku, siç janë kryqëzimet komplekse. Honda po bashkëpunon gjithashtu me Renesas Electronics Corporation për të zhvilluar një platformë harduerike SoC (System-on-Chip) me performancë të lartë.

E gjithë kjo do të mundësohet nga sistemi i brendshëm i softuerit AI të Honda-s i njohur si Sistemi Operativ ASIMO, një emër i frymëzuar nga roboti ASIMO i Honda-s. Sistemi do të përdorë një numër të madh kamerash, sensorë dhe “teknologji të avancuara inteligjente”. Me fjalë të tjera, automjeti do të marrë vazhdimisht njohuri të reja për mjedisin, por edhe për pasagjerët, me fokus të veçantë tek shoferi. Madje Honda deklaron se makina do të njohë gjendje të ndryshme emocionale të pasagjerëve. ASIMO në modelet “Seria 0” mund të bëjë shaka me ju dhe sa më shumë kohë të kaloni bashkë, aq “më mirë” do t’ju njohë.

Më shumë informacion mbi modelet e prodhimit do të jenë të disponueshme me afrimin e nisjes zyrtare të automjeteve. Aktualisht, “0 Series SUV” do të jetë i pari që do të arrijë në tregun amerikan nga mesi i vitit 2026, ndërsa versioni Saloon do të pasojë pas kësaj. Të dy modelet pritet të jenë në rrugë vitin e ardhshëm.

Prodhuesit japonezë të automjeteve, Nissan Motor Corporation dhe Honda Motor Company, konfirmuan se po diskutojnë mbi një bashkëpunim më të ngushtë, por mohuan raportimet se kanë vendosur të bashkohen. Çmimi i aksioneve të Nissan-it u rrit me më shumë se 22% në Tokio pasi raportimet që citonin burime të paidentifikuara, thanë se mund të bashkohet me Honda-n për të formuar grupin e tretë më të madh prodhues të automjeteve në botë.