Duket se Honda dhe Nissan nuk mund të heqin dorë nga njëri-tjetri. Muaj pasi anuluan bisedimet për bashkimin, prodhuesit e dytë dhe të tretë më të mëdhenj të makinave në Japoni po “afrohen sërish”. Dhe këtë, sipas raportimeve, po e bëjnë për planet për t’u bashkuar për të zhvilluar makina dhe motorë për tregun amerikan. CEO i ri i Nissan, Ivan Espinosa i lindur në Meksikë, thotë se qëllimi nuk është një tjetër raund takimesh të shpejta korporative që mund të çojë “në një martesë të përhershme”, por diçka më fluide.
“Po flasim se si mund të bashkëpunojmë në SHBA”, ka thënë ai, duke lënë të kuptohet se zhvillimi i përbashkët i produkteve dhe projektet e përbashkëta të motorëve janë në tryezë. Espinosa i përshkroi bisedimet si “shumë konstruktive, shumë pozitive”, duke i thënë Nikkei Asia se ekipet nga të dy prodhuesit e makinave, deri te menaxhmenti i lartë, po takohen rregullisht. CEO, i cili mori përsipër detyrën në prill pas largimit të Makoto Uchida, nxitoi të mohonte spekulimet për një bashkim të ringjallur. Megjithatë, ka shumë motivim për të punuar së bashku, përfshirë zhvillimin e softuerëve.
SHBA-të mbeten një fushë beteje e ashpër, veçanërisht pasi Uashingtoni vendosi të rrisë tarifat për importet e makinave japoneze. Bashkimi i burimeve në një nivel global mund t’i ndihmojë të dyja markat të qëndrojnë konkurruese. ompania Nissan Motor ka njoftuar një program rimëkëmbjeje me emrin Re:Nissan, në kuadër të të cilit do të pushohen nga puna 20 mijë punonjës në mbarë botën, që përbëjnë pothuajse 15 për qind të fuqisë aktuale punëtore prej 133.580 vetash. Qëllimi i programit Re:Nissan është të kursehen 3,4 miliardë dollarë, dhe prodhuesi japonez shpreson ta arrijë këtë përmes pushimeve nga puna, mbylljes së 7 nga 17 fabrikat, si dhe optimizimit të kostove në departamentet e kërkimit dhe zhvillimit, marketingut, menaxhimit dhe prodhimit.