Live From Tirana

Pse i besojmë fallxhoreve? Eduart Tafa: Ja loja psikologjike që përdorin…

BEST OF LIVE FROM TIRANA FROM 2025

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologu Eduart Tafa. Ai ka folur më shumë për besëtytnitë, magjinë e zezë, fallxhoret dhe pse shqiptarët vendosin që t’i besojnë kaq shumë…

Pse kemi tendencën për t’i besuar fallxhoreve?

Në psikologji njhen si efekti Barnum, pra persona që parashikojnë fatin e dikujt tjetër. Zakonisht informacioni që jepet në këto raste, është një informacion tërësisht i përgjithshëm, që detyrimisht në një informacion të përgjithshëm jetësor, secili nga ne mund ta gjejë veten në disa rreshta të caktuara. Dhe kur një person kërkon të mbështet nga një ndihmë e tillë e një personi tjetër, në këtë rast shihet gjendja psiko emocionale e personit dhe sa i gatshëm është ai që ta marrë këtë shërbim apo këtë informacion që ka kërkuar. Përtej kësaj është edhe një fenomen që shpjegohet po psikologjikisht, që zakonisht personi që e transmeton këtë parashikim të fatit të një personi tjetër, gjithmonë zgjedh elementë të caktuar, qoftë ndjeshmëria emocionale, qoftë mimika e fytyrës, janë elementë që vëzhgohen me anë të syrit dhe të gjitha këto bashkohen me nevojën e personit. Normalisht besueshmëria që ka individi i kthen në ligje të sakta që mendon se je përballë një personi që arriti t’i identifikojë të gjitha gjërat e mia për të cilat unë vuaj dhe vërtet mund të ketë një shqisë për ta kuptuar.