Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Psikologu Eduart Tafa: “Psikovampirët, grabitësit e energjisë sonë…”

BEST OF LIVE FROM TIRANA

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologu Eduart Tafa. Ai ka folur më shumë për psikovampirët, të cilët rrëmbejnë energjinë tonë. Si mund t’i mbajmë larg ata sipas psikologut?

Çfarë janë psikovampirët dhe si mund ta përkufizojmë këtë term psikologjik në realitetin shqiptar?

Si terminologji është shumë e hershme, në mënyrën se si është trajtuar. Është shumë i hershëm, pavarësisht se më pas ka vazhduar të trajtohet nga psikologë më të rinj dhe më të moderuar, dhe duke e materializuar në format e tyre. Madje sot ka dhe një libër, “Psikovampirët”, që unë e sugjeroj për të gjithë ata që na ndjekin që ta blejnë e ta lexojnë, sepse është shumë interesant. Madje autori i librit ka qenë dhe në Shqipëri, ka dhënë disa intervista, është një psikoterapist pozitiv. Psikovampir është një bashkim termash, nga fjala ‘psik’ që do të thotë shpirt dhe ‘vampir’ që është një etiketim, sepse fjala ‘vampir’ duke qenë se është shumë e hershme, daton nga shekulli i 18-të, fillim shekulli i 19-të, do të thotë thithje energjie. Po ta shikosh në mënyrën si është përdorur, personi që e ka zbuluar dhe e ka manifestuar në përdorimin e fjalorit, është pak nga kulturat hedoniste, që e ka parë në thithjen e energjisë dhe më pas është bërë një bashkim termash. Më pas ka evoluar, në vitet 2000 është trajtuar nga një psikiatër dhe më pas kanë vazhduar ta trajtojnë më thellë psikologët dhe psikoterapistët. Zakonisht psikovampir quhen të gjithë ata persona që në sensin e tyre kanë gjithmonë qëllimin që të rrëmbejnë, të manipulojnë energjinë e një personi që kanë përballë. Kryesisht krijohet një distancë e lartë fuqie dhe mosfunksionaliteti, sepse janë persona që në momentin që ti i ke në tavolinë, janë gjatë gjithë kohës ata që duhet të flasin, gjatë gjithë kohës kanë një dramë për të përcjellë në drejtimin tënd dhe ti thjesht duhet t’i dëgjosh. Janë grabitësit tanë të energjisë.