Për shumë njerëz, dita nuk nis pa një filxhan kafeje. Është rituali i mëngjesit, momenti i qetësisë, apo energjia e parë që na zgjon. Por sipas studimeve të reja në neuroshkencë dhe endokrinologji, konsumi i kafesë menjëherë pas zgjimit mund të jetë më pak efektiv dhe madje kundërproduktive.
Çfarë ndodh në trup kur zgjohemi?
Menjëherë pasi zgjohesh, trupi fillon të prodhojë natyrshëm kortizol, hormoni i stresit që gjithashtu ndihmon në rritjen e energjisë dhe përqendrimit. Ky hormon kulmon zakonisht brenda 30–45 minutave pas zgjimit dhe është përgjegjës për zgjimin e trupit në mënyrë natyrore. Nëse e pini kafenë gjatë këtij kulmi, kafeina ndërhyn në këtë proces natyral, duke ulur efektin e kortizolit dhe duke ndikuar negativisht në tolerancën ndaj kafeinës në të ardhmen. Pra, ju jo vetëm që përfitoni më pak energji, por edhe krijoni varësi më të madhe ndaj dozave më të larta.
Kur është koha ideale për kafenë?
Ekspertët rekomandojnë që kafeja të konsumohet pas 60 deri në 90 minuta pas zgjimit, kur kortizoli ka filluar të bjerë. Kjo e lejon trupin të zgjohet natyrshëm dhe pastaj të përfitojë më shumë nga efektet stimuluese të kafeinës. Alternativa gjatë orës së parë të mëngjesit:
- Pini ujë me limon për të hidratuar trupin.
- Dritë natyrale për të rregulluar ritmet cirkadiane.
- Një shëtitje e shkurtër për të stimuluar qarkullimin.
- Frymëmarrje e thellë ose stretching për të rritur energjinë.
Kafeja mbetet një nga kënaqësitë e përditshme më të dashura, por timing-u është gjithçka. Duke pritur pak pas zgjimit, jo vetëm që do ndiheni më energjikë gjatë ditës, por edhe do përmirësoni efektin afatgjatë të kafeinës në trupin dhe mendjen tuaj. Pra, bëni pak durim – filxhani juaj do ketë më shumë magji në orën e duhur.