Food & Drink Health & Beauty

A është mirë për shëndetin të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen!

Për shumë njerëz, dita nuk nis pa një filxhan kafe të ngrohtë, edhe kur temperaturat jashtë janë përvëluese. Por a është e shëndetshme të konsumosh kafe në ditët e nxehta të verës?

Sipas ekspertëve të ushqimit dhe disa studimeve të fundit, pirja e kafesë me masë nuk përbën rrezik për shëndetin as gjatë motit të nxehtë.

Miti i përhapur se kafeja shkakton dehidratim është hedhur poshtë, për sa kohë që shoqërohet me konsum të mjaftueshëm uji.

Përfitimet e kafesë në verë

Kafeja ofron një sërë përfitimesh edhe në stinën e verës. Ajo ndihmon në rritjen e energjisë, përmirësimin e humorit dhe përqendrimit, falë përmbajtjes së kafeinës që stimulon sistemin nervor.

Po ashtu, mbetet një ritual social i rëndësishëm, që nxit bashkëbisedimet dhe afrimin me të tjerët.

Në ditët me temperatura të larta, shumë njerëz zgjedhin alternativa si kafeja e ftohtë, iced latte apo frappuccino, që sjellin freski dhe shije të ndryshme.

Krahas këtyre, kafeja është një burim i mirë antioksidantësh që mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe mund të ndihmojë në parandalimin e disa sëmundjeve kronike, përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe ato neurodegjenerative si Parkinsoni dhe Alzheimeri.

Disavantazhet e mundshme

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për disa kujdesje të nevojshme. Efekti i saj diuretik mund të çojë në humbje lëngjesh, çka e bën të rëndësishme marrjen e sasive të mjaftueshme të ujit gjatë ditës. Gjithashtu, kafeja e ngrohtë mund të rrisë ndjesinë e nxehtësisë në trup, ndaj rekomandohet të zgjidhen variante të ftohta në temperatura ekstreme.