Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Pse mbeti Meta jashtë Parlamentit? Ja si përgjigjet Sali Berisha!

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi në një deklaratë për mediat lënien jashtë Kuvendit të Ilir Metës.

Ai u shpreh se Metës po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu.

Sipas Berishës, ai po mbahet në burg padrejtësisht që prej tetorit të vitit të kaluar.

 Berisha: Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik.

Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat u bëri thirrje numëruesve që ta kryejnë detyrën gjer në fund pavarësisht presionit.

Ai përsëriti sërish se zgjedhjet ishin të kapura nga organizata kriminale të rajonit.

Berisha: Çdo orë që kalon nxjerr fakte dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Totorino i Tiranës Edi Rama. Unë jam këtu për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë, numërues dhe vëzhgues të opozitës që në kushte të një presioni të gjithanshëm në kufijtë e terrorizmit po bëjnë detyrën e tyre dhe i ftoj ta kryejnë gjer në fund, kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

Jemi të detyruar të mbrojmë çdo votë të hedhur për qytetarët, do faktojmë farsën që po kundërmon në të katër anët, farsën elektorale që organizoi narkoregjimi në 11 maj 2025. Në këtë kuadër PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve.

Raportet paraprake defakto në parimin më themelor të zgjedhjeve i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet, jo vetëm në të parim, ka patur probleme po kaq të rënda, zgjedhje të kapura nga organizata kriminale të rajonit, luftojnë në këto zgjedhje për lëkurën e tyre.