Në një botë që vlerëson produktivitetin e vazhdueshëm dhe efikasitetin, “multitasking”-u ka qenë për vite me radhë një nga praktikat më të promovuara si çelësi i suksesit. Por studime të fundit tregojnë të kundërtën: kryerja e shumë detyrave njëherësh po dëmton performancën dhe shëndetin mendor.
Një raport i Harvard Business Review i publikuar këtë muaj konfirmon se:
Njerëzit që përpiqen të kalojnë nga një detyrë në tjetrën me shpejtësi e humbasin deri në 40% të produktivitetit të tyre real. Kjo vjen sepse trurit i nevojiten sekonda, ose minuta, për të rifokusuar energjinë njohëse nga një temë te tjetra.
Për pasojë, gjithnjë e më shumë individë dhe kompani po kalojnë drejt një mënyre të re të punuarit, të quajtur “Deep Work”, një term i krijuar nga autori Cal Newport. Kjo metodë përfshin ndarjen e blloqeve të kohës për përqendrim të thellë pa shpërqendrime pa email, pa njoftime, pa kalime të shpeshta mes detyrave.
Praktikuesit e kësaj metode raportojnë një rritje të ndjeshme të cilësisë së punës, më pak ndjesi stresi, dhe një lidhje më të qëndrueshme me punën që bëjnë. Gjithashtu, përqendrimi i thelluar është një katalizator për kreativitetin, një burim i rëndësishëm për ata që punojnë në industri krijuese, kërkim apo menaxhim strategjik.
Shumë kompani të teknologjisë dhe agjencitë e marketingut po vendosin “ora të qeta” ditore ku puna bëhet në heshtje dhe pa komunikime të brendshme, pikërisht për të nxitur përqendrimin. Në vend që të mburremi se mund të bëjmë pesë gjëra njëkohësisht, epoka e re e fokusit thotë se më mirë është të bësh një gjë, mirë, me mendje të kthjellët. Dhe ndoshta ky është luksin më i madh i kohës sonë.