Të gjithë jemi rritur me idenë se personalitetet tona janë formuar gjatë fëmijërisë, por sa ironike është që ne mezi mbajmë mend nga vitet tona të hershme?!
Ky fenomen ndodh pothuajse tek të gjithë njerëzit dhe madje ka një term zyrtar: “amnezi fëmijërie”. Ndërsa rritemi, ne harrojmë njerëzit, ngjarjet, emrat, madje edhe vendet që kemi hasur si fëmijë.
Si fillim duhet të njihemi me termin “amnezi fëmijërie”, çfarë është dhe kur ndodh? Amnezia e fëmijërisë është paaftësia e të rriturve për të kujtuar detajet e ngjarjeve apo edhe ngjarje të plota që u kanë ndodhur para moshës 4- vjeçare. Disa shkencëtarë kanë zbuluar se fëmijët para moshës 7-vjeçare janë në gjendje të kujtojnë “60% ose më shumë nga ngjarjet e jetës së tyre në një moshë të vogël” ndërsa fëmijët 8 dhe 9-vjeç mund të kujtojnë deri në 40%.
Kujtimet janë të lidhura ngushtë me aftësinë tonë për të folur. Një nga teoritë se përse nuk i ruajmë kujtimet tona të fëmijërisë është se nuk mund të komunikonim verbalisht në atë kohë. Kur rikujtojmë diçka, ne përdorim fjalë dhe mund ta përshkruajmë atë me shumë detaje, gjë që kërkon gjuhën. Shumica e foshnjave nuk fillojnë të flasin para moshës 2-vjeç, kështu që ato thjesht nuk janë në gjendje të krijojnë të shkuarën.
Zhvillimi i trurit luan një rol të rëndësishëm. Kjo gjë ka lidhje me shpjegimin biologjik të amnezisë në fëmijëri. Ndërsa rritemi, truri ynë rëndohet, kështu që një studim arriti në përfundimin se “kur truri është i zënë me rritjen e shumë qelizave të reja, ato nuk ruajnë kujtime afatgjata”. Për më tepër, ne as nuk mund të kujtojmë fizikisht ngjarje të përditshme para moshës 3 – 4-vjeç, sepse kujtesa jonë nuk ka filluar ende. Kjo është arsyeja pse jemi në gjendje të kemi kujtime abstrakte.
Prindërit tanë ndryshojnë shumë nga njëri-tjetrin për mënyrën se si i kujtojnë gjërat. Një studim tjetër sugjeron që prindërit tanë janë në gjendje të ndryshojnë rrëfimin tonë të fëmijërisë. Për shkak se nëna dhe babai mund ta kujtojnë të njëjtën ngjarje në mënyra të ndryshme, diskutimi i fëmijës me prindërit mund ta bëjë atë konfuzë po ashtu për mënyrën se si në të vërtetë ka qenë situata.