I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologu Eduart Tafa, për të folur mbi ankthin. Çfarë është ankthi dhe cilët janë shkaktarët e tij? Ja këshillat e psikologut…
Cilët janë shkaktarët që të çojnë drejt ankthit? Si ta kuptojmë ankthin nga stresi normal?
Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë tek ankthi. Ne gjithmonë kur nisemi nga grupi i faktorëve, nisemi me atë faktorin biologjik. Në faktorin biologjik ne do bëjmë disa kuptime të ndryshme, pra faktor biologjik nuk është vetëm pjesa e trashëgimisë, ajo është një element i caktuar. Tek faktori biologjik ne kemi dhe pjesën kimike, që neurotransmetuesit kryesor të mendjes, ku shpeshherë nuk kanë balancën e duhur apo ritmin funksional të duhur, shpesh krijojnë një dispropocion për sa i përket këtyre kimikateve dhe normalisht ato menjëherë manifestojnë me simptomatologji të shtuar dhe intensive në trupin tonë. Pjesa e genetikës, shpesh edhe kjo keqkuptohet pak. Sepse impakti i parë është që njëri nga prindërit, apo të dy prindërit, apo njëri nga familjarët, mund ta ketë patur një sëmundje të shëndetit mendor apo sëmundje fizike, duket sikur ky e ka fatin e shkruar dhe do ta trashëgojë patjetër. Kjo nuk është e vërtetë. Fakti që njëri nga prindërit ka patur një sëmundje, nuk do të thotë që një person duhet ta trashëgojë patjetër. Janë një sërë faktorësh që duhet të ndikojnë, kryesisht është mjedisi shkaktari kryesor për këtë gen që mund të jetë brenda individit. Pra, dhe pse ai e ka si predispozitë të shtuar faktin genetik që njëri nga prindërit e ka patur, nëse ky gen brenda tij nuk arrin të stimulohet shumë fort nga stresorët e jetës, nga traumat e jetës, nga sfida, sprova, tranzicione të forta të jetës, që mund të japin nivele të forta shqetësimi, ndoshta kjo genetikë mbetet e heshtur, e izoluar dhe kurrë nuk mund të çlirohet prej tij. Pastaj kemi faktorët stresantë të jetës, këtu gjej vend për të futur pak dhe diateza genetik-stres, sepse shpeshherë duket sikur këto streset e vogla nuk ndikojnë, sikur janë normale, por më pas akumulon. Është si puna e asaj gotës që mbushet e mbushet, por nuk e dimë atë pikën e fundit e cila e derdh. Pastaj ka dhe faktorë të tjerë, që lidhen kryesisht me faktorë substancialë dhe kur flasim për substanca nuk flasim vetëm për drogat psikoaktive, por flasim dhe për elementë të tjerë, siç është alkooli.