Gossip Lajmet e fundit

Publikohen pamjet tronditëse nga ishulli sekret i Epstein!

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Komitetin Mbikëqyrës kanë publikuar foto dhe video të reja nga ishulli privat i Karaibeve ku Jeffrey Epstein ushtronte aktivitetin e tij kriminal.

Materialet, të cilat shihen për herë të parë nga publiku, hedhin dritë mbi ambientet ku i dënuari për krime seksuale abuzonte me vajza dhe gra të reja.

Pamjet tregojnë oborrin e një vile luksoze të shoqëruar me pishinë, palma dhe shtigje me pamje nga oqeani.

Në një prej fotove shfaqet një tavolinë me një dërrasë të zezë, ku janë shkruar fjalë si “pushtet”, “mashtrim”, “e vërtetë”, “muzikë” dhe “politikë”.

Foto dhe video të tjera zbulojnë ambiente të brendshme, përfshirë dhoma gjumi, banjo dhe një hapësirë me mobilje që i ngjajnë një karrige dentisti.

Në një prej telefonave të gjetur në vend, shihen të regjistruar në thirrje të shpejtë emrat Darren, Rich, Mike, Patrick dhe Larry.

Sipas CNN, i gjithë materiali është marrë nga ishulli Little St. James në Ishujt Virgjër të SHBA-së dhe publikohet menjëherë pas nënshkrimit të një projektligji nga Donald Trump, i cili detyron Departamentin e Drejtësisë të bëjë publike dokumentet që lidhen me Epstein. Publikimi i dosjeve të plota pritet të ndodhë në ditët e ardhshme.


Kongresmeni Robert Garcia tha se imazhet ofrojnë një panoramë shqetësuese të botës së Epstein dhe se transparenca e plotë është thelbësore për hetimin e krimeve të tij.

Ne po i publikojmë këto foto dhe video për të garantuar transparencën e hetimit dhe për të ndihmuar në krijimin e një tabloje të plotë të asaj që ka ndodhur

-deklaroi ai.