Paris Hilton ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve se dikur ishte “përzgjedhur” për t’iu prezantuar financierit të turpëruar Jeffrey Epstein nga Ghislaine Maxwell, në kohën kur ajo ishte vetëm 19 vjeç.
Një mik i vjetër i Maxwell, Christopher Mason, ka deklaruar se kjo e fundit e kishte vënë re Hiltonin në një festë në fillim të viteve 2000 dhe e kishte konsideruar “të përshtatshme për Epstein”, duke përmendur madje edhe foto të tyre në të njëjtin event.
Por Hilton, sot 44 vjeç, i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime. Ajo thotë se nuk mban mend të ketë pasur ndonjëherë kontakt apo takim me Ghislaine Maxwell dhe i cilëson historitë e fundit si të pavërteta dhe të ekzagjeruara.
Jam një emër i lehtë për t’u përdorur si ‘joshje’ për klikime
-është shprehur Hilton, duke nënkuptuar se emri i saj përdoret shpesh sa herë që mediat kërkojnë të krijojnë zhurmë dhe sensacion.
Në fillim të viteve 2000, Paris Hilton ndodhej në ngritje të shpejtë drejt famës, duke punuar me agjencinë e modelimit të Donald Trump dhe duke marrë pjesë në evente të shumta mode në New York.
Sipas saj, rikthimi i këtyre pretendimeve nuk është gjë tjetër veçse pjesë e ciklit të përhershëm të spekulimeve mediatike rreth jetës së saj.
Hilton thekson se nuk ka qenë pjesë e rrethit të Epstein dhe se çdo përpjekje për ta përfshirë emrin e saj në këtë histori është e padrejtë dhe e motivuar nga dëshira për vëmendje mediatike.