Film & Tv Gossip Showbiz

Publikohet traileri i sezonit të dytë të “Squid Game”!

Fansat po e presin me padurim sezonin e ri të serialit Squid Game, që publikohet zyrtarisht në Netflix më 26 dhjetor. Tanimë, platforma e njohur ka publikuar një trailer të ri, duke shpalosur detaje të reja të këtij seriali. Personazhi Seong Gi-hun, i cili në sezonin e parë i fitoi të gjithë lojërat duke fituar një shumë të madhe parash, do të bëjë kërkesë përsëri për t’iu bashkuar garës, por kësaj here me një mision; për t’u dhënë fund atyre njëherë e përgjithmonë.

Traileri nis pikërisht me Gi-hun, i cili komunikon me front-manin në limuzinë dhe ky i fundit e pyet se çka po kërkon nga ai. Gi-hun, i kërkon që ta inkuadrojë sërish në garë. Kërkesa i aprovohet dhe ky personazh dëshiron që të ndalojë garën sekrete të organizatorëve të pasur. Në një moment të trailerit, menaxheri i lojës dëgjohet duke thënë që “loja nuk do të mbarojë, derisa bota të ndryshojë”. Gjithashtu, u bë e ditur se sezoni i dytë do të karakterizohet me lojëra të tjera, ndryshe nga sezoni i parë. Seriali Squid Game, doli për herë të parë në vitin 2021 dhe ka qenë një sensacion i vërtetë.

Krijuesi i hitit global “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk, ka rrëfyer një anë të errët të përvojës së tij pas suksesit të papritur të serialit. Ai ka zbuluar se gjatë xhirimeve të sezonit të parë humbi tetë ose nëntë dhëmbë për shkak të stresit të jashtëzakonshëm që përjetoi. Në një intervistë për BBC, Hwang tregoi se periudha e produksionit ishte shumë e vështirë dhe, pas korrigjimit të tij për numrin e dhëmbëve të humbur, theksoi se ngarkesa emocionale ishte e papërballueshme. Sot, ai po punon për sezonin e dytë të “Squid Game”, por nuk kishte planifikuar një vazhdim në fillim.