Bota

Puigdemont në Belgjikë me synim ruajtjen e drejtimit të Katalunjës

Ish-presidenti i Katalunjës, Carles Puigdemont rikthehet sot në Belgjikë për të vijuar betejën separatiste në skenën ndërkombëtare,m e synimin për të ruajtur drejtimin e këtij rajoni të Spanjës. Puigdemont tha se do të bashkëpunojë me politikanët katalanë, për të cilët tha se mbahen të burgosur padrejtësisht. Ai qëndroi 4 muaj i arrestuar në Gjermani, ndërsa së fundmi, Madridi vendosi të tërheqë urdhër-arrestin europian për të.